

Rreth projektit
Rikonstruksion dhe zgjerim i muzeut kombëtar me fasadë guri dhe suva të zezë.
Puna në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë përfshiu rikonstruksionin e plotë të godinës historike dhe ndërtimin e krahut të ri të ekspozimit. Materialet u zgjodhën me kujdes për t'iu përshtatur karakterit mesjetar të koleksionit — gur i punuar me dorë dhe suva mineral e zezë.
Projekti kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe restauratorë, duke përfshirë kontroll klimatik të brendshëm për ruajtjen e ikonave.
Galeria
Pamje nga kantieri


Vazhdo të eksplorosh
Të gjitha →


